Connect with us

Kronike

Tenton t’i japë fund jetës/ Efektivi i Rrugores hidhet nga pallati, shtrohet me urgjencë në spital

Një polic rrugor është hedhur nga lartësia e një pallati në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Efektivi i Rrugores që është hedhur nga pallati është A.S, 57 vjeç. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement