Connect with us

Kronike

Kërcet arma në mes të ditës, dyshohet për 1 viktimë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja është raportuar pak më parë, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të saj.

Deri në këto momente, nuk ka ende një njoftim zyrtar të plotë nga Policia për viktimën apo dinamikën e ngjarjes. Pritet që në vijim të publikohen më shumë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Advertisement