Connect with us

Sport

Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1

Serie A e futbollit në Itali vijoi javën e 21-të. Këtë të diel u zhvilluan pesë duele, teksa gjithçka nisi në mesditë me barazimin 1-1 mes Fiorentinës dhe Torinos. Lazio u imponua dhe fitoi 0-3 në udhëtim kundër Veronës me Hysajn nga minuta e parë, ndërsa Interi mposhti 3-1 Empoli. Derbi shqiptarësh në “San Siro” ku Asllani asistoi për vendasit dhe Ismajli mbajti shiritin e kapitenit te miqtë.

Në “San Siro” Interi fitoi 3-1 kundër Empolit dhe ndjek kryesuesit e Napolit. Në këtë duel kishte një përballje shqiptarësh, pasi Asllani për vendasit dhe Ismajli për miqtë luajtën gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t’i lënë golat në fraksionin e dytë. Serinë e golave e hapi Lautaro Martinez me një supergoditje nga jashtë zone në minutën e 55-të, para se Asllani të asistonte për Dumfries. Goli i Esposito shkurtoi shifrat, ndërkohë që Thuram gjeti edhe të tretin te Interi në minutën e 89-të.

Në “Bentegodi” Verona u mposht 0-3 nga Lazio. Për kryeqytetasit Elseid Hysaj u rikthye titullar dhe realizoi një 90 minutësh shumë të mirë, çka i tregoi trajnerit Marco Baroni se ka gabuar që e ka lënë jashtë listës për pjesën e parë të sezonit. Bardhekaltërit kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Gigot, duke e pasur më pas të lehtë për golin e dytë të Dia brenda pjesës së parë. Ishte Zaccagni që shënoi edhe golin e qetësisë në pjesën e dytë.

Në “Artemio Franchi” të Firenzes, vendasit e Fiorentinës u ndalën 1-1 nga Torino. Ndeshja do kishte tjetër rrjedhë pas minutës së 33-të kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dembele. Pas këtij momenti ishte Moise Kean që shënoi për Fioren duke bërë që të kishte festë në stadium. “Demat” nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Gineitis në minutën e 70-të. Me 33 pikë Fiorentina mban vendin e gjashtë dhe ka pesë ndeshje pa fitore, ndërsa Torino ka katër barazime radhazi dhe me 23 pikë ndodhet në vendin e 11-të.

Serie A, raundi 21:

E diel, 19 janar 2025

12:30 Fiorentina 1-1 Torino

15:00 Cagliari 4-1 Leçe

15:00 Parma 1-1 Venezia

18:00 Verona 0-3 Lazio

20:45 Inter 3-1 Empoli

Renditja:

Asllani jep asist, Interi mposht 3-1 Empolin! Ismajli kapiten te miqtë (VIDEO)

Në “San Siro” Interi fitoi 3-1 kundër Empolit dhe ndjek kryesuesit e Napolit. Në këtë duel kishte një përballje shqiptarësh, pasi Asllani për vendasit dhe Ismajli për miqtë luajtën gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t’i lënë golat në fraksionin e dytë.Serinë e golave e hapi Lautaro Martinez me një supergoditje nga jashtë zone në minutën e 55-të, para se Asllani të asistonte për Dumfries. Goli i Esposito shkurtoi shifrat, ndërkohë që Thuram gjeti edhe të tretin te Interi në minutën e 89-të. Me këtë sukses Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, duke lënë Empolin me 20 pikë në pozitën e 14-të.

VIDEO/ Hysaj rikthehet titullar, Lazio fiton me tre gola në Verona dhe largon Juven nga Championsi


Në “Bentegodi” Verona u mposht 0-3 nga Lazio. Për kryeqytetasit Elseid Hysaj u rikthye titullar dhe realizoi një 90 minutësh shumë të mirë, çka i tregoi trajnerit Marco Baroni se ka gabuar që e ka lënë jashtë listës për pjesën e parë të sezonit. Bardhekaltërit kaluan në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Gigot, duke e pasur më pas të lehtë për golin e dytë të Dia brenda pjesës së parë. Ishte Zaccagni që shënoi edhe golin e qetësisë në pjesën e dytë për të bërë që Lazio me 39 pikë të pozicionohet në vendin e katërt, duke lënë Juventusin një shkallë më poshtë.

Elseid Hysaj e nis nga fillimi te Lazio, titullar për herë të parë këtë sezon

Lazio luan me Veronën në udhëtim këtë të diel me fillim nga ora 18:00. Për kryeqytetasit një fanellë titullari ka edhe për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares luan për herë titullar këtë sezon, kjo pasi për pjesën e parë të kampionatit Lazio e la jashtë grumbullimit si në Serie A ashtu edhe në Europa League. 30-vjeçari ka shanset sot që t’i tregojë Baronit se vlen për krahun e djathtë të mbrojtjes.

VIDEO/ Torino me dhjetë futbollistë, ndal 1-1 Fioren në Firenze
Në “Artemio Franchi” të Firenzes, vendasit e Fiorentinës u ndalën 1-1 nga Torino. Ndeshja do kishte tjetër rrjedhë pas minutës së 33-të kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dembele. Pas këtij momenti ishte Moise Kean që shënoi për Fioren duke bërë që të kishte festë në stadium. “Demat” nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Gineitis në minutën e 70-të. Me 33 pikë Fiorentina mban vendin e gjashtë dhe ka pesë ndeshje pa fitore, ndërsa Torino ka katër barazime radhazi dhe me 23 pikë ndodhet në vendin e 11-të.

Advertisement