Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në linjën elektrike.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen dy automjete  zjarrfikëse, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll.

Advertisement