Connect with us

Bota

Nga ekrani i Davos, Donald Trump i nxjerr kartonin e verdhë Europës, mesazh për NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bëri thirrje që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në mbrojtje, duke kërkuar që ato të paguajnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

“Sot disa vende nuk paguajnë as 2% të PBB-së. Është koha që të gjithë të kontribuojnë në nivelin e duhur për të mbështetur Aleancën,” deklaroi Trump.

Trump kritikoi Green Deal-in, duke e quajtur “Green Bluff”. Ai tha: “Do t’u lejojmë njerëzve të blejnë makinat që dëshirojnë.” Ai gjithashtu bëri thirrje për ulje globale të normave të interesit, duke theksuar se ato duhet të bien në të gjithë botën.

Presidenti Trump vuri në shënjestër Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet e BE-së. “Europa do të duhet të paguajë tarifa, dhe këto të ardhura do të përdoren për të ulur borxhin publik të SHBA-së,” deklaroi ai.

Deklaratat e Trump në Forumin e Davos reflektojnë qëndrimin e tij të vendosur për të mbrojtur interesat e SHBA-së, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë gjeopolitik, ndërkohë që kritikat ndaj aleatëve dhe kundërshtarëve vazhdojnë të jenë një pjesë kyçe e politikës së tij.

Advertisement