Connect with us

Sport

Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8

Europa League ka kompletuar raundin e shtatë për ndeshjet në grup. Pas këtyre sfidave është Lazio që një javë nga fundi ka siguruar edhe matematikisht kalimin për në fazën e 1/8, ndërsa ndodhet në krye të renditjes. Tri pikë për Man. United, Tottenham apo edhe Olympiacos. Zhgënjejnë Roma dhe Ajax.
Në “Old Trafford” Manchester United fitoi 2-1 kundër Rangers. Për miqtë në fushë për 71 minuta luajti Nedim Bajrami. United kaloi në epërsi në minutën e 52 me autogolin e Butland, para se Dessers të barazonte dy minuta nga fundi. Festën te tifozët e riktheu Brundo Fernandes me golin në shtesën e dytë, teksa United hedh një hap të sigurt për të qenë ndër tetë skuadrat që kalojnë direkt në 1/8.

Në “Olimpico” Lazio fitoi 3-1 kundër Real Sociedad dhe zyrtarisht kalon në fazën e 1/8, duke qenë edhe kryesuese e renditjes. Gila, Zacagni dhe Castellanos shënuan për italianët në pjesën e parë, ndërsa Barrenetxea shkurtoi për miqtë vetëm në fundin e ndeshjes

Në Holandë, AZ Alkmaar iu fal golit të Parrott për të mposhtur 1-0 Romën. Italianët me vetëm nëntë pikë pas shtatë dueleve komplikojnë situatën, duke qenë për momentin në pozitën e 21-të.
Do jenë ndeshjet e fundit javën që vjen që do vendosin fatet edhe në Europa League. Kujtojmë se tetë skuadrat e renditura të parat kualifikohen direkt për në fazën e 1/8, teksa ato nga pozita 9-24 do i nënshtrohen një play-off për një biletë më tej.

Advertisement