Connect with us

Rajon

Vulin siguron Rusinë dhe fajëson shërbimet sekrete perëndimore për protestat

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin ka siguruar Rusinë se dorëheqja e kryeministrit serb Millosh Vuçeviq nuk do të ndryshojë qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë.

“Protestat studentore në Serbi të mbështetura nga opozita u organizuan nga shërbimet perëndimore të sigurisë sipas skenarit të një revolucioni me ngjyra. Dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviç në mes të trazirave në rrugë nuk do të ndryshojë qëndrimin e lidershipit ndaj Rusisë, një “aleat dhe mik” – deklaroi Vulin duke theksuar se “Nuk ka dyshim se ngjarjet në Serbi u organizuan në linjën e revolucioneve me ngjyra që po ndodhin në Ukrainë, Gjeorgji, Bjellorusi dhe Kinë dhe që tani po zhvillohen në Sllovaki. Shërbimet sekrete perëndimore inicuan, organizuan dhe financuan atë që “Protestat po zhvillohen në Serbi me qëllim të përmbysjes së qeverisë, por deri më tani nuk kanë arritur të rrëzojnë presidentin Vuçiq dhe të rrezikojnë shumicën parlamentare” –  tha Vulin për agjencine TASS.

Sipas tij, “Përveç forcave serbe të sigurisë, një tjetër pengesë për revolucionet me ngjyra është bindja e shumicës së serbëve se pushteti nuk mund të shkëmbehet në rrugë dhe se Serbia në asnjë rrethanë nuk duhet të ndjekë skenarin e Maidanit të Ukrainës”.

Vulin, i cili i shërben presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ruajtur marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë, pasi ai pretendon të jetë një kandidat për Bashkimin Evropian, i tha TASS se Serbia “i kushtoi vëmendje të veçantë rolit të rëndësishëm të Rusisë në mbështetjen e Serbisë” dhe saktësoi se ndihma e vendeve të lira si Rusia dhe Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

Advertisement