Kosova
Plani amerikan pas zgjedhjeve në Kosovë/ ‘Laku në grykë’ për asociacionin
Pas zgjedhjeve ne Kosove, sipas prognozave Levizja Vetevendosje mund te sigurojë 54 mandate, e për të formuar shumicën i duhen edhe 7. Këtë mund ta sigurojë me pakicat joserbe. I pyetur se kush pret që ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington tha se një pjesë varet prej asaj nëse Kurti e mendon vërtet atë që thotë – kur thotë se nuk do të beje koalicion.
“Unë mendoj se amerikanët do të shtyjnë për një qeveri që do të jetë e bashkuar – nëse nga asgjë tjetër – nga vullneti për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është ajo që amerikanët duan. Por, mendoj se është shumë herët të dihet se kush do të jetë kryeministër, sepse nuk e di se çfarë bisedash janë duke u zhvilluar mes partive të ndryshme, nëse janë duke u zhvilluar” – deklaroi Kanin
Duke folur se cilat do të jenë sfidat më të mëdha për Qeverinë e re, pavarësisht se kush e formon atë, ai u shpreh se “Gjëja e parë do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.”
“Se sa do të jetë Qeveria e re e gatshme ta formojë atë, duke pasur parasysh këmbënguljen amerikane dhe evropiane, mbetet të shihet. Por, këtë e komplikon fakti se edhe Qeveria serbe është në telashe. A do të mbijetojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq? A do ta dëbojnë protestat aktuale? Pra, varet edhe nga ajo se kush do të jetë në Qeverinë e Serbisë, ose cili do të jetë qëndrimi i Vuçiqit ndaj Qeverisë së re të Kosovës, apo i njerëzve që do ta zëvendësojnë atë” – theksoi eksperti amerikan duke shtuar se Qeveria e re e Kosovës do të duhet te vendosë prioritetet e saj të brendshme për sa i përket ekonomisë, arsimit, shëndetësisë… pastaj vijnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështjen e statusit – jashtë Serbisë, sepse janë pesë vende të BE-së që nuk e njohin ende Kosovën….