Connect with us

Aktualitet

E diel me reshje të dendura shiu, ja sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Kjo e diel do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rënie, teksa këtë mëngjes termometri shënoi -1 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës vlera maksimale pritet të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 35 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Advertisement