Connect with us

Shkrime

Militarizimi/ Të përfytyrosh Gjermaninë si pëllumb të bardhë të paqes, gabimi i madh që harron historinë dhe amanetet…

Nga Edmond Arizaj

Të përfytyrosh Gjermaninë si një pëllumb të bardhë të paqes, me njerëz kokëulur që vetëm punojnë për të merituar “çmimin” lokomotiva e Europës, duhet të jetë gabim i thellë që harron historinë, paralajmërimet e saj dhe “amanetet” që kanë lënë disa njerëz fort të mençur në kohë të ndryshme. Shkarazi dhe shpejtë:
Roosvelt: “…një Gjermani e militarizuar është një kërcënim jo vetëm për Evropën, por për gjithë botën”,
Stalin: “Nëse Gjermania armatoset pa kufizime, lufta është e pashmangshme”,
De Gaulle: “Një Gjermani e fortë dhe e armatosur nuk do të ndalet…”,
David Lloyd George: “…nëse ky komb ringrihet me forcë dhe dëshiron hakmarrje, bota do të paguajë një çmim të tmerrshëm”,
Aristide Briant: “… historia na mëson se Gjermania kurrë nuk harron”,
Herbert Hoover: “Nëse Gjermania nuk ka një rrugë për të ecur përpara ekonomikisht, atëherë do të zgjedhë rrugën e luftës”,
Churchill: “…Një Gjermani e fortë, e pakontrolluar, është një rrezik që Evropa nuk mund ta përballojë më”,
De Gaulle: “Një Gjermani e lirë dhe demokratike është e domosdoshme për paqen, por kurrë nuk duhet të harrojmë se forca e saj ekonomike dhe ushtarake mund të bëhet një kërcënim nëse nuk kanalizohet siç duhet”,
Konrad Adenauer: “Ne nuk duhet të lejojmë që historia të përsëritet. Gjermania duhet të jetë një fuqi e paqes, jo një burim frike”,
Margaret Thatcher: “Ne nuk duhet të harrojmë se kurdoherë që Gjermania është bërë shumë e fortë, ka ndodhur diçka që e ka destabilizuar Evropën”.
Për kujtesë, pas 80 vitesh, fiks pas 80 vitesh, Gjermania vendos të riarmatoset, sigurisht një vendim i detyruar. Dhe zakonisht ata e bëjnë armarimin duke qenë të parët në shpikje armësh dhe taktika lufte. Ndoshta Tramp, me retorikën e tij përjashtuese, kërcënuese dhe larguese të USA nga Evropa, ka ngacmuar dragoin që flinte.
A janë kushte të tjera nga ato të dikurshmet? Kush e di. Kush e di çfarë ndodh vërtetë brenda venave dhe kujtesës së gjermanëve. Në pothuaj gjithë fjalimet e drejtuesve të lartë gjermane pas L2B, kur vinte fjala, apo ishte rasti, dukej sikur luteshin: Mos na detyroni më të armatosemi…
Por edhe në qofshin kushte të tjera, një filozofi franceze për një popull të vetëm europian, bashkuar me një ushtri të frikshme gjermane, mbështetur nga një Britani e pathyeshme…ja ku kemi një “përbindësh” të ri të pahasur ndonjëherë në histori. Por Tramp ndoshta nuk do jetë gjallë ta shohë “krijesën” e vet.

Advertisement