Pinknews
‘Do të paguash për të gjitha vuajtjet që ia ke shkaktuar Eglit’/ Ola paralajmëron Gjestin

Ola Zenelaj ka hedhur disa akuza së fundmi kundrejt banorit tjetër të Big Brother VIP Albania 4, Gjestit.
Kjo për raportin me Egli Takon, duke i thënë se do të paguajë për të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar. Konkurrenti nga Kosova i tha se është i gatshëm për çdo gjë dhe se Zoti lartë e di më mirë.
“Do të dalin të gjitha ato vuajtje që i ke shkaktuar asaj, e ke bërë atë vajzë në atë gjendje vetëm për lojë”, iu drejtua ai.
Gjesti ia ktheu: “Jam i gatshëm çdo gjë që e kam bërë brenda, jam i gatshëm te Zoti. Nuk je asgjë ti këtu. Mos bëj gajle për mua. Shikoje veten”. Egli ndërkaq u largua nga ky format pak ditë më parë për shkak të një ngarkese të madhe që kishte.
Ajo ka shprehur haptazi dashurinë për Gjestin, edhe pse nuk e mori nga ky i fundit.

