Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Mali i Moravës në zonën e Devollit përfshihet nga zjarri masiv

Mali i Moravës në zonën e Devollit është përfshirë nga një vatër zjarri pasditen e kësaj të enjteje.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi. Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës, ku mësohet se në terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, nëse ajo ka qenë e qëllimshme apo jo.

Advertisement