Kosova
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Për Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot mund të jetë dita e fundit pasi në pozitën e tij do të emërohet Drejtoresha për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland.
Siç raporton Al Jazeera Balkans nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme.
Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul… dhe Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Ajo flet shqip dhe ka shumë përvojë në luftën kundër korrupsionit.

