Rajon
Mbështetja për Vuçiçin ka rënë ndjeshëm/ 55% e qytetarëve nuk i besojnë

Një sondazh i opinionit publik i kryer për nevojat e autoriteteve serbe, në të cilin kishte qasje prestigjozja ‘Financial Times’, tregoi se mbështetja për presidentin Aleksander Vuçiç ka rënë ndjeshëm dhe se vetëm një e treta e të anketuarve i besojnë atij, ndërsa 55 për qind nuk i besojnë. Në anën tjetër, studentët serbë që po protestojne prej muajsh të tërë, janë përkrahur nga 58 për qind e të anketuarve.
Në tekstin e prestigjozes londineze thuhet gjithashtu se mijëra serbë po vazhdojne te protestojnë për shkak të represionit dhe korrupsionit të Vuçiç-it dhe qeverise se tij, duke sfiduar keshtu frikën e një konfrontimi të dhunshëm mes pushtetarëve dhe demonstruesve.
Parlamenti serb është i mbyllur dhe ambasadat perëndimore në Beograd kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për rrezikun e dhunës ne rruge, që të kujton fundin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit 25 vjet më parë, sipas të përditshmes londineze.
Gazeta thekson se protestat disamujore janë kthyer në sfidën më të madhe Aleksander Vucicit, ish ministrit te propagandës në kohën e Millosheviqit, I cili po vazhdon ti mbijetoje politikisht protestave masive.

