Kronike
“Do të të vras”/ Bie në pranga bashkëshorti që rrahu dhe kërcënoi gruan e tij (Emri)

Një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni në Dibër. Një 38-vjeçare ka marrë në telefon Policinë, ku pretendonte se bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë
Forcat “Shqiponja” pas telefonatës shkuan në vendin e ngjarjes dhe arrestuan bashkëshortin e saj, shtetasin Emri Mera, 38 vjeç, i cili dyshohet se dhunoi dhe kanosi për jetën bashkëshorten. Gjitashtu, ai posedonte në banesë dhe armë zjarri pistoletë, granata dore dhe municion luftarak.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton Policia.
Emri Mera akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

