Connect with us

Politike

Tirana prezantohet me këngën e Parashevi Simakut/ Manastirliu: Motor i zhvillimit të Shqipërisë

Qarku i Tiranës është prezantuar në fushatën elektorale të PS-së me këngën e Parashevi Simakut. Ndërkohë që pas kësaj këngë, ka kënduar ‘Naplonin’ Eranda Libohova.

Drejtueset politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre në çeljen e fushatës elektorale të PS. Manasterliu dhe Spiropali theksun se shqiptarët kanë zgjedhur të ecin përpara me krenari dhe vizion evropian.

Manastirliu: Këto nuk janë 30 dit fushate, janë 30 dit vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh, që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi falë vizionit dhe punës të Edi Ramës. Në çdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi. 30 ditë për numrin 5, 30 ditë për Edi Ramën, për Partisë Socialiste. Fitore.

Spiropali: Betejat elektorale ashtu si dhe betejat e tjera nuk fitohen në sprintin e fundit. Sot ka filluar sprinti i fundit 30 ditë deri në fitore. Fiton në maratonë dhe në këto 3 mandate Edi Rama dhe socialistët kanë treguar se janë maratonomak.

Advertisement