Bota
Norvegjia do të dhurojë rreth 1 miliard dollarë për Ukrainën

Norvegjia ka shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën, duke i qëndruar pranë si politikisht, ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht. Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, theksoi gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës se forcimi i forcave tokësore është i domosdoshëm për sigurinë e Ukrainës, dhe për këtë arsye qeveria norvegjeze do të ndajë 10 miliardë korona për këtë qëllim deri në vitin 2025. Gjithashtu, Norvegjia ka propozuar një shtesë prej 50 miliardë koronash për vitin 2025, duke e çuar mbështetjen totale në 85 miliardë korona, ose rreth 7.9 miliardë dollarë.
Po ashtu, Norvegjia ka bashkuar forcat me Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar një paketë të përbashkët ndihme ushtarake për Ukrainën prej 585 milionë dollarësh. Mbretëria e Bashkuar do të kontribuojë me 350 milionë paund (455 milionë dollarë), ndërsa Norvegjia do të sigurojë 100 milionë paund (130 milionë dollarë) përmes Fondit Ndërkombëtar të udhëhequr nga MB. Kjo paketë mbështetëse përfshin riparimin e pajisjeve të dorëzuara, sisteme radarësh, minat antitank dhe dronët, të cilët janë thelbësorë për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.
Gjithashtu, Oslo ka bërë të ditur se do të investojë 454 milionë dollarë për të blerë predha artilerie për Ukrainën, duke kontribuar kështu në përpjekjet për të mbështetur ushtrinë ukrainase në këtë periudhë të vështirë.

