Connect with us

Aktualitet

“Nuk njoh askënd”/ SPAK dorëzon bisedat mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në Sky ECC

Ditën e sotme, gjatë gjyqit të Dritan Rexhepit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Prokuroria ka paraqitur prova të reja që lidhen me komunikimet e Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në aplikacionin Sky Ecc. Ndërkohë vetë Rexhepi mohoi njohjen me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit Gloden, ku u dhunua për vdekje Jani Prenga. Seanca u shty për në datën 7 maj.

Prokurorja: Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Komunikimet i përkasin Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit. Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë t’ia paraqesim gjykatës. Do kërkonim te mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bejne pikërisht me çështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, çfarë ka ndodhur etj.

Dritan Rexhepi: Nuk njoh askënd me emrin Doçi apo Arusha, nuk më kujtohet. Familjari im pyeti të prokuroria e tiranës dhe i thanë nuk akuzohet, por do sqarohet nëse është apo jo ky. Nuk njihja askënd nga Shkodra po nga Durrësi. Altin Hajrin nuk e njoh. Dëshiroj të bëhet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua.

Pjesë nga seanca;

Prokuroria: A keni përdorur telefona të tjerë përveç kabinës dhe keni biseduar në SkyECC?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: A keni kontaktuar me persona të tjerë lidhur me ngjarjen?

RexhepiMe asnjë.

Prokuroria: Në komunikimin me familjen a u keni dërguar dokumente nga ndonjë aparat celular? Jeni i sigurt?

Rexhepi: Jo s’u kam dërguar. Jam shumë i sigurt.

Prokuroria: A keni komunikuar në ambientet e burgut me ndonjë person lidhur me ngjarjen?

RexhepiNuk më kujtohet.

Prokuroria: A keni kërkuar që çështja të hetohet në një Prokurori tjetër dhe jo nga Prokuroria e Posaçme?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Po ndonjë person që përdorte pseudonimin ‘Arusha’ ju kujtohet?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Ju thatë që keni komunikuar me gazetarin dhe u dhatë foto që të thoshit që nuk ishin ju Gramozi nga Vlora. A përmendjen ndonjë nga Shkodra këtu?

Rexhepi: Nuk kisha njohje me dike nga Shkodra.

Prokuroria: Emri Altin Hajri a është emër i njohur për ju?

Rexhepi: Jo nuk më thotë gjë ky emër.

Dritan Rexhepi kërkesë gjykatës: Dëshiroj të behet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një.

Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…

Advertisement