Aktualitet
Tronditje në drejtësi/ Xhisiela Maloku paraqitet në SPAK, a do të rrëfejë krimet e djalit të ish deputetit

Xhisiela Maloku është rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e mediave. Sot, për herë të dytë, ajo është parë që të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por nuk dihet se përse është kërkuar që të dëshmojë në SPAK. Teksa futej në godinë, ajo ishte e shoqëruar nga një vajzë tjetër. Herën e fundit që ajo ishte temë në media, kishte të bënte me historinë që kishte me Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Xhisiela Maloku u bë e njohur pas lidhjes me Rexhep Rrajën. Historia e tyre pushtoi të gjitha mediet kombëtare, por edhe pse dosja u pushua, më 13 Gusht 2019, e reja nxorri disa mesazhe që i kishin dërguar, ku e këshillonin që të kërkonte azil dhe të tregonte të gjithë të vërtetën për familjen Rraja dhe rastin e saj.
“Pranoje që je në presion të thellë, kërcënohesh me jetë nëse thua fjalën më të vogël. Jemi marrë peng, shpëto veten dhe familjen tënde. Koha mbaroi, kërko azil. Të gjithë do të ndihmojnë një vajzë të re. Është mëkat të humbasësh për kriminelët që mbajnë peng edhe shteti, shpëto, veten,”-i shkruante dikush pa emër, ndërsa Xhisiela i përgjigjej publikisht: Kam marrë shumë pyetje, që a kërcënohem unë. Këto kohët e fundit po më vijnë shumë mesazhe, më janë hedhur dy herë eksploziv në shtëpi! Nuk më tremb asgjë thjeshtë rrini larg meje!

