Politike
‘Kjo është një shtëpi të pasurish’/ Rama: Sot, vota për PS-në, për të hyrë në BE!

Edi Rama: Ky ishte mandati i Pogradecit. Tani transformimi i Pogradecit është në sytë e të gjithëve. Mbështetja jonë ka qenë e pakursyer. Besoj ju kujtohet çfarë beteje kem bërë me kënetën se na i nxori të gjitha specie te rruga, nuk donin të shembnim të vjetrën pa i hapur rrugë të resë.
Në mars 1992 kur shqiptarët votuan mas PD-në, pavarësisht se shumica nuk ishin me PD dhe këtë e treguan zgjedhjet vendore më pas kur shumica treguan se ishin kundër PD-së. Por, në mars shumica nuk panë ngjyra partie as bufin që sapo kishte dalë nga prehri i Partisë së Punës. Votuan për të ndarë njëherë e mirë të shkuarën nga e ardhmja. Prandaj i dhanë votën një partie që nuk e simpatizonin. Por e bënë për t’i hapur rrugë një rruge që lidhej me Europën.
Përsëri, nuk ka fort rëndësi sipas meje për ata që janë të interesuar që Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së, a e pëlqejnë apo jo PS-së, por ka rëndësi se çfarë ata nuk duhet të bëjnë. Duhet t’i bashkohen kthesës për t’i dhënë një fuqi Shqipërisë drejt negociatave të BE-së.
Në këto kushte, duhet ta dimë të gjithë që hapja e derës së negociatave na ka marrë shumë kohë se kjo është një shtëpi të pasurish. Shtëpitë e të varfërve janë me derën hapur. Te shtëpitë e të pasurve mund të trokasësh sa të duash, por ata ta hapin kur të duan. Dhe janë 27 në atë shtëpi, por duhet të jenë dakord të gjithë që të hapet dera. Duhet të bëjmë marrëveshjen e krushqisë për të hyrë në atë shtëpi, është mbi 250 mijë faqe, ka nga të gjitha, që nga ekonomia, drejtësia, administrata, mjedisi deri te zogjtë, peshqit, midhjet, gaforret. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit këtu dhe të jemi pjesë e kësaj shtëpie atje.

