Connect with us

Politike

“Mos i hyni asaj rruge”/ Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia ndjekin udhëzimin e Ramës

Dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste që ishin pjesë e grupit që kërkuan pamjet filmike të kamerave të qendrave të numërimit, janë tërhequr nga ky vendim.

Bëhet fjalë për Etilda Gjonajn dhe Xhemal Qefalinë. Vendimi i tyre erdhi pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili udhëzoi socialistët që të mos ndërmerrnin iniciativa personale për kërkimin e pamjeve filmike të numërimit të votave. Rama i këshilloi që të mbeten një skuadër deri në fund pavarësisht pretendimeve.

Në total, një subjekt politik dhe 11 kandidatë kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat. Mes tyre përmendim kandidatin e Partisë Demokratike në Tiranë Ilir Alimehmeti, i cili humbi përballë Jorida Tabakut. Edhe kandidatja e PS, Blerina Gjylameti, e cila është në garë të ngushtë me Olta Xhaçkën, që kryeson me 69 vota deri tani, ka bërë kërkesë në KQZ.

Advertisement