Aktualitet
Ambasada e SHBA nxjerr “porositë” e prokurores Pam Bondi: Eleminoni kartelet dhe krimin e organizuar

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë porositë e Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi për eliminimin e karteleve, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Gjatë vizitës së Ndihmës Drejtorit të ICITAP, Stephen Fields, u zhvilluan takime me drejtues të lartë të institucioneve të rendit dhe drejtësisë në vend.
SHBA e quan krimin e organizuar shqiptar “kartel”, duke e vendosur në të njëjtin nivel me rrjete ndërkombëtare kriminale. Gjithashtu, 340,000 dollarë në pajisje u dhuruan për burgjet shqiptare.
POSTIMI I PLOTË:
Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

