Connect with us

Shkrime

Rilindja në panik nuk i fsheu dot gjurmët e krimit, 130 mijë fletë të munguara votimi, i bëjnë zgjedhjet nul

Nga Enver Bytyçi  
Kontestimi i zgjedhjeve të 11 majit nga opozita në Shqipëri ka marrë një rrjedhë të re. Bëhet fjalë për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne ende nuk e dimë se nga buron kjo e dhënë. Por me shumë gjasa parimi se edhe krimineli më i kujdesshëm ‘një ditë do të gabojë’, është i vlefshëm dhe në rastin e manipulimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ashtu siç doli gënjeshtra e gjyqtares Irena Gjoka,… e cila kishte formuluar e fallsifikuar dokumente ‘pafajësie’ të vitit 1996, duke iu referuar ligjeve që asokohe nuk ekzistonin. Duket se rilindasit janë në panik! Nga paniku e kanë ‘humbur rrugën në oborrin e partisë së tyre’! U ka humbur edhe kujdesi për të fshehur gjurmët e krimit!

Mungesa e 130 mijë të fletëve të votimit, edhe sikur të ishte e vetmja provë e manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit, i bën ato automatikisht të pavlefshme. Janë 130 mijë vota direkt të deformuara përmes modelit të trenit bullgar apo në forma të tjera. Janë fletë votimi që kanë shkuar në kutitë e votimit pa kaluar në duart e komisionerëve të qendrave të votimit. Janë fletë votimi në duart e patronazhistëve, të cilët nuk janë udhëzuar si duhet për ta fsheh krimin elektoral. Janë pra, dokumente që dëshmojnë paligjshmërinë dhe jolegjitimitetin e fitores së socialistëve dhe të Edi Ramës. Të qenit jolegjitim e bën të pavlefshëm procesin elektoral dhe produktin e votimeve të manipuluara, pra parlamentin e ri. Do të presim e do të shohim deri në shtator sesa prova, fakte e dëshmi të tjera si kjo do të dalin në dritë. Por një gjë është e sigurt: – Me 130 mijë fletë votimi të humbura zgjedhjet bëhen null. Ndërkohë faktmbledhësit europianë janë një paralajmërim serioz për ‘fituesit’ e humbur!

Megjithatë rilindasit janë aq të shkathët, sa mbas disa ditësh ta akuzojnë opozitën për shpifje. Sigurisht mbasi këto 130 mijë fletë votimi t’i kenë rishtypur në Slloveni dhe t’i sjellin sërishmi në Shqipëri. Ai që merrte përsipër të bënte ekspertizën e bisedës së Babales ‘jashtë vendit’, pra kryeministri i sotëm Edi Rama, nuk e ka për gjë të sponsorizojë e paguajë dhjetëfishin e çmimit, vetëm e vetëm që ta mbrojë pushtetin e tij të vjedhur. Kur një kryeministër dërgon djalin tek një eksponent i muzikës botërore për ta ftuar në takim dhe më pas shkruan në rrejtin e tij social, se ai ‘ishte një takim surprizë dhe i papritur’, atij kryeministri ia ka zili edhe mashtruesi më i madh i njohur në histori. Rishtypi i fletëve të votimit është gjëja më e thjeshtë për të.

Por ajo që fenomenin e bën më të trishtë lidhet me rolin e Komisionit të Zgjedhjeve dhe komisionerit Celibashi, të cilët reklamohen brenda e jashtë vendit si të paanshëm. Përfundimisht prova e kësaj mega-vjedhjeje do ta zhvleftësonte këtë institucion të ngarkuar për ta mbrojtur besimin dhe votën e qytetarëve shqiptarë. Celibashi, vetë Komisioni Qendror, por edhe Edi Rama e të tijtë janë në heshtje varri në kërë moment. Derisa të sajojnë një aksion të përbashkët për të përgënjeshtruar akuzën e opozitës. Ndaj dhe duhet bërë ç’është e mundur që rimanipulimi të mos ndodhë. Nëse ndodh, ai duhet dokumentuar. Me dokumentimin e rimanipulimit riprovohet vjedhja e 130 mijë fletëve të votimit në magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Hajni, vjedhësi, do të dekonspirohej në këtë rast plotësisht dhe përfundimisht do të detyrohej të vihej me shpatulla për muri. Nëse opozita arrin këtë fitore, ajo do të shkatërrojë gjithashtu projektin e Rilindjes, Edi Ramës dhe mediave të lidhura me ta për denigrimin e opozitës ‘humbëse’! Opozita nuk është humbëse e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Humbës jemi ne shqiptarët, në emër të të cilëve dalin e ulërijnë megafonët e Rilindjes për të denigruar opozitën dhe kryetarin e saj. Madje ne i paguajmë ata me taksat tona, që të na gënjejnë, të na mashtrojnë dhe të na vjedhin pambarimisht!

Mjafton që bëhet një hulumtim i thjeshtë për emisionet televizive të muajit të fundit dhe do të shohim se në 90 përqind të rasteve në ekranet televizive e në medie flitet kundër opozitës dhe aspak për manipulimin zgjedhor të mazhorancës së komanduar nga kryeministri.

Advertisement