Connect with us

Politike

‘S’ka pasur zgjedhje fare’/ Këlliçi: Po demontojmë përpara syve të qytetarëve farsën e 11 majit

Drejtuesi politik i PD për Tiranën u shpreh se po demontojnë farsën e 11 majit dhe do të faktojnë shkeljet që kanë ndodhur me votën e diasporës në Greqi. Më tej Këlliçi tha se janë bërë 200 referime nga PD për shkelje në zgjedhjet e 11 majit.

“Po demontojmë përpara syve të qytetarëve farsën e 11 majit. S’ka pasur zgjedhje fare. Do faktojmë çfarë ka ndodhur me votën e Diasprës në Greqi. Kemi nxjerrë patronazhistët e PS që punonin si postierë të DHL. Kemi bërë 200 referime deri tani”, tha Këlliçi.   Ai shtoi se do ta shihni me pamje filmike se si e marrin vulën dhe e fshehin fletën komisionerët e PS-së duke e nxjerrë jashtë
Do ta shihni me pamje filmi se si e marrin vulën dhe e fshehin fletën komisionerët e PS-së duke e nxjerrë jashtë. Do të shihni se si merret fleta! Në procesin e demontimit kjo ka rolin e vet. E gjithë kjo skemë ka pjesët e tij. Çfarë ka ndodhur në një qendër votimi në 11 maj është pjesë e kësaj skeme dhe nuk i heqim asnjë pikë deklaratave tona.

Belind Këlliçi tha se në Tiranë janë rreth 17 mijë fletë votimi që PD ka dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Ai shtoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar.

“Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. Në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë.

Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra” tha  Këlliçi për emisionin “Drejt” nga Luan Rama. 

Advertisement