Kronike
Durrës/ 26-vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin, arrestohet! Dyshohet se viktima i preu rrugën

Durrës- Një aksident me vdekje është regjistruar në lagjen nr. 4, Durrës.
Një 26-vjeçar banues në fshatin Rrashbull ka rënë në prangat e policisë pasi përplasi me makinë një 80-vjeçar,
I moshuari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Sipas burimeve paraprakisht dyshohet se viktima i preu rrugën të riut, ndërsa vijojnë hetimet nëse edhe ky i fundit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

