Aktualitet
Aksion i befasishëm/ Forca të shumta policie zbarkojnë te kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum”

Një aksion i befasishëm po ndodh mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës.
Disa automjete luksoze me targa shqiptare e të huaja ndodhen jashtë godinës së kompanisë, ndërsa brenda murit rrethues ndodhet një fugon i Drejtorisë së Përgjithshme të tatim – taksave.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit. Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore. Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.
Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.

