Connect with us

Kronike

Masakra e përgjakshme në sy të katër fëmijëve/ Del fotoja e shqiptarit që vrau gruan e tij (EMRI)

Pandeli Nakoleci është autori i vrasjes së gruas së tij në Volos të Greqisë.

Ai qëlloi me thikë për vdekje Marjola Nakolecin, nënën e 4 fëmijëve pas një sherri.

40-vjeçari shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku banonin rreth orës 11:00.

Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një grindje paraprake.

Dyshohet se ai u largua në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. Ai gjithashtu dyshohet se vuante më parë nga probleme të shëndetit mendor, por ishte kuruar.

Autori gjithashtu ka një dënim për vjedhje dhe është deportuar nga Greqia në të shkuarën.

Një fqinje e cila kishte një dyqan afër banesës tha se nuk i personalisht as viktimën as autorin.

“Pashë ambulancat dhe policinë dhe mendova se ishte ndonjë aksident, më vonë mësova se ishin zënë jashtë portës së pallatit dhe ai kishte një thikë të cilën ja nguli në trup dhe e shtyu. Ndaj ishin thyer edhe xhamat. Nisën ziheshin tek porta e pallatit, aty ndodhi e gjitha”, tha ajo.

Advertisement