Rajon
I shtrirë dhe me pranga në duar/ Publikohen pamjet e arrestimit të Pandeli Nakolecit pasi vrau gruan

Mediat greke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan 36-vjeçare me thikë, në sy të fëmijëve të tij.
Gjatë prangosjes, Nakoleci shihet se është shtrirë në tokë, teksa i janë vendosur edhe prangat.
Shumë pranë tij ndodhen forca të shumta policie, që kanë krehur edhe njëherë zonën.
Policia greke ka vërejtur se Nakoleci ka jetuar gjatë gjithë kohës së arratisë në një vend të fshehur pranë disa gjetheve të mëdha, pranë disa koshave të mbeturinave. Shumë pranë koshave, ai ka gjetur edhe rroba, që më pas i ka veshur.
Ai ka thënë se e ka vrarë gruan, pasi ajo e tradhtonte. Ngjarja e rëndë tronditi komunitetin në Volos.

