Aktualitet
TikTok-eri shqiptar dhunohet live, detyrohet të kërkojë falje para kamerës/ VIDEO

Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku personazhi i njohur si “Diamanti Blu” po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka.
Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, por në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet. Disa ndjekës pretendojnë se pas këtij sulmi mund të qëndrojë një person i quajtur Aron, me të cilin “Diamanti Blu” ka pasur konflikte të mëparshme dhe përplasje publike.

