Kronike
Plumba në makinë dhe goma të çara/ PAMJE nga atentati në Shkodër
Pamjet e mëposhtme tregojnë vendngjarjen ku ndodhi përplasja fizike dhe e armatosur në Koplik. Siç shihet në video, Policia ka rrethuar zonën ku mbrëmjen e së shtunës u plagos 42-vjeçari Edison Tirana. Automjeti i tij, që u qëllua me një breshëri plumbash, ende mban shenjat e plumbave dhe gomat janë të çara.
Si pasojë e sulmit, makina ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar pranë një karburanti në zonë.
Sipas informacioneve, ai u përfshi në një konflikt me persona ende të paidentifikuar dhe u godit me sende të forta në kokë dhe trup. Aktualisht, 42-vjeçari ndodhet në spital. Gjatë përleshjes është qëlluar edhe me armë zjarri, ndërsa ekspertiza policore ka nisur hetimet në vendngjarje.