Connect with us

Politike

Komisionerja e BE për hetimin e Ballukut: Hap përpara që u zbulua

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, shprehet se SPAK po funksionon dhe se hetimi i rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap përpara.

Në një intervistë dhënë më “DW”, ajo u ndal edhe te hetimi për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, duke theksuar se është më rëndësi që janë këto institucione që i zbulojnë këto raste, njëjtë siç ndodh në vendet e BE.

“Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas”, u shpreh kur u pyet për zv.kryeministren Balluku.

Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë.

Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet”, tha ajo për punën e SPAK.

 

Advertisement