Bota
OBSH i frikësohet një vale të tretë të COVID-19 në Europë
Një i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 parashikon një valë të tretë të pandemisë në Evropë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin atë që ai tha se ishte një dështim për të bërë atë që duhej për të parandaluar valën e dytë të infeksioneve.
“Ata dështuan në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll”, tha David Nabarro i OBSH-së në një intervistë për gazetat zvicerane, përcjell Telegrafi.
“Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Nabarro, një britanik i cili bëri një fushatë pa sukses për t’u bërë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.
Evropa për pak kohë u gëzua duke zvogëluar nivelet e infeksioneve që tani po rriten përsëri: Gjermania dhe Franca të shtunën panë raste që u rritën me 33,000 së bashku, Zvicra dhe Austria kanë mijëra raste çdo ditë, ndërsa Turqia raportoi një rekord të 5,532 infeksioneve të reja.
Nabarro veçoi veprimin e Zvicrës për të lejuar skitë, në dallim nga kombet e tjera alpine siç janë Austria që kanë mbyllur vendpushimet e tilla, duke thënë se Zvicra mund të arrijë një “nivel shumë të lartë sëmundjesh dhe vdekjesh”.
Nabarro përgëzoi përgjigjen e vendeve aziatike si Koreja e Jugut, ku infeksionet tani janë relativisht të ulëta.
“Njerëzit janë plotësisht të angazhuar. Ata mbajnë distancën, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara”, ka thënë Nabarro, sipas të cilit Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe.
Bota
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bota
Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak
Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.
Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.
Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.
Bota
Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico
Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.
” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.
Bota
Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu autori është arrestuar nga policia.
Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur disa të shtëna u qëlluan nga një turmë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Fiko u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.
Bota
Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në “X” e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në “X”.
-
Rajon24 hours ago
Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe kunatën më pas plagos dhe veten
-
Bota4 hours ago
Tronditëse/ Të shtëna me armë, plagoset kryeministri…
-
Kronike4 hours ago
‘Vrasësi i efektivit nuk kapet, mbrohet nga policia’/ Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, reagon nëna e të ndjerit
-
Kronike23 hours ago
“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbardh dëshminë e të dashurës: Ergysi i tha që do të martohej me të
-
Pinknews4 hours ago
‘Qenka e rëndë’/ Meritoni i përlotur pse s’u zgjodh finalist i dytë: Kam luftuar shumë
-
Kronike23 hours ago
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes
-
Kronike23 hours ago
Zbardhen detaje të reja/ Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën?
-
Kronike4 hours ago
‘Kush i vrau Almën dhe fëmijët’/ Ngjela hedh dyshime të forta: Pse hesht mjekësia ligjore?