Connect with us

Aktualitet

Sherri për një koment në TikTok/ 15 vjeçari u godit 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari, del nga intubimi

15-vjeçari i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës ka kaluar fazën kritike dhe sot ka dalë nga intubimi, ku mbahej pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme në zemër dhe stomak.

Mjeku kirurg, Fitim Shini, konfirmon për mediat se ka ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore dhe se do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij.

Ai kishte marrë nga dy plagë në secilin organ, ndërsa mjekët konfirmojnë se gjendja e tij po përmirësohet dhe do të mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për të monitoruar ecurinë e shërimit.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, ku dy grupe adoleshentësh, banorë të së njëjtës lagje, u përfshinë në një konflikt masiv. Si pasojë, 15-vjeçari u qëllua nga një bashkëmoshatar 14-vjeçar, i cili u arrestua nga policia e Durrësit.

Sherri ka nisur për shkak të një komenti ose mosmarrëveshjeje në rrjetet sociale, që më pas eskaloi në dhunë fizike.

Advertisement