Connect with us

Aktualitet

TRAGJEDI NE ITALI, SHUHET FAMILJA SHQIPTARE

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit
Sipas tij, viktimat janë Arti Kola, Jonida dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.

Katër anëtarë të një familje që dyshohet të jetë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur një familje e tërë u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga një shpërthimi i monoksidit të karbonit.
LAJMI I PARE

Sipas raportimeve të autoriteteve po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike. Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”, shkruan Tgcom24. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.

Për momentin, autoritetet nuk kanë publikuar informacion në lidhje me moshat e viktimave dhe shkaqet e saktë të helmimit, megjithatë, incidenti ka nxjerrë në pah rrezikun që paraqet monoksidi i karbonit.

Advertisement