Connect with us

Bota

Pa videon e gruas duke u puthur me tjetrin, 40-vjeçari vret dy fëmijët e mitur dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje në Brazil, ku një baba vrau dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje, pasi zbuloi tradhtinë e gruas së tij.

40-vjeçari Thales Machado, një zyrtar i lartë lokal, qëlloi dy djemtë e tij, 12 dhe 8 vjeç, pasi kishte parë një video që tregonte gruan e tij, Sara Tinoco Araujo, duke u puthur me një burrë të panjohur në një restorant.

Machado, i cili kishte dyshuar për gruan dhe kishte punësuar një detektiv privat, pasi pa videon shkoi në shtëpi dhe me armë në duar qëlloi ndaj djemve të tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Advertisement