✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Artan Hoxha: Pa PD-në nuk rrëzohet Rama, por edhe demokratët pa sheshin nuk e rrëzojnë dot

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se për të rrëzuar Ramën nga pushteti duhet bërë një koalicion i ngjashëm me atë që bëri PS dhe LSI në vitin 2013. Hoxha tha se qeveria nuk rrëzohet dot pa PD-në, por edhe PD nuk e rrëzon dot Ramën pa “sheshin”, pra protestuesit.

“Që të rrëzosh Ramën sot duhet një koalicion si ai i 2013-ës. Si u mund Rama në zgjedhjet e bashkisë? Talleshin të gjithë me Hysni Milloshin, por me votat e Hysni Milloshit u fitua bashkia.

Ai rast tregoi fare mirë që kur ke situatë të tillë, duhet të kërkosh bashkimin e të gjithëve. Sot sheshin e bashkon një pikë, largimi i Ramës. Janë që nga ateistët deri te fetarët. Të gjithë kanë kundërshtim me njëri-tjetrin, por i bashkon kjo gjë. Nëse PD vazhdon në këtë situatë, që thotë jemi pak vonë për kandidatët… Duhet t’i kishin vendosur që tani.

Protesta ka katër muaj dhe për kandidatët duhet ta kishe vrarë mendjen më parë.  Pa mbledhur të gjithë forcat politike, nuk arrin dot.

Ata po ndajnë plaçkën, bëjnë pazar për lëkurën e ariut, ndërkohë ariu është në pyll. Duhet të jetë krejt e kundërta qasja.

Si do të vijojnë këta? Cili është formacioni politik që do të paraqiten?

Nuk ke shans tjetër. Ai nuk jep dorëheqjen, polici ka, gardën po, RENEA po.

Ndërkohë ti je tërhequr dhe thua jo dhunë.

Pa demokratët nuk e rrëzojnë dot Ramën, por edhe demokratët pa sheshin nuk e rrëzojnë dot Ramën”- tha Hoxha.

Advertisement