Connect with us

Pinknews

Gazetari nuk e kursen Gjestin: I ka hipur pak vetja në qejf sepse…

Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Përmes një lidhje “Skype”, ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe se çfarë ka ndodhur në zyrat e ish-bashkëpunëtorit të tij.

Moderatori i njohur e pyeti se çfarë ndodhi me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP” në Shqipëri dhe gazetari u përgjigj duke thënë se

“Me sa kemi parë Gjesti e kuptoi që pas daljes nga “Big Brother” u bë një superstar dhe reputacioni i tij, popullariteti shënoi shumë ngritje. Superstar nuk do të thoja se ka qenë sepse unë të paktën personalisht nuk e kam parë emrin e tij nëpër koncerte para “Big Brother”, ose ndodhte shumë rrallë. Nuk ka qenë ndër artistët që prenotohen për koncerte. Mendoj që fama më shumë i ka ardhur pas daljes nga “Big Brother” dhe jo para sepse Gjesti ka qenë pjesë e estradës për shumë vite dhe ka pasur disa këngë, por që nuk i janë përkthyer në koncerte. Unë mendoj që koncerti është pika matëse e suksesit për një artist.

Pas daljes nga “Big Brother” mendoj se i ka hipur pak vetja në qejf, unë të paktën. Dhe duke kuptuar vlerën që ai arriti si artist normalisht që ka dashur të shfrytëzojë momentin dhe unë e kuptoj dhe jam gjithsesi shumë pro lirisë së një artisti kur ai dëshiron që të shkëpusë një kontratë nga një menaxhment sepse nuk është historia e parë kemi pasur edhe të tjera më herët”./TAR

Advertisement