Connect with us

Pinknews

Kërcënimet/ Tezja e Selin përballet me gruan e Rogertit/ Shyqyr që u përplas që të harrohej krevati i Mirit

Mbrëmjen e djeshme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e Rogertit, familjarët e dy nga finalistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP.

Ato janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa po diskutohej loja e Selin. Tezja e saj u shpreh se ajo është përballur me sfida, ofendime dhe deri në cenim të imazhit nga Rogerti.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Rogertit u shpreh se banorja ka pasur interes të përballet me lojën e tij dhe ka zgjedhur me vetëdije të mos i shmangë situatat.

Bashkëshortja e Rogertit: Nuk jam dakord me shumë momente në lojën e Rogertit dhe këtë e pranoj. Selin nuk ka marrë ofendime. Mund t’i kishte shmangur, por i ka interesuar t’i dalë përballë. Shyqyr që u përplas me Rogertin dhe u harrua krevati i Mirit. Ju keni bërë edhe kërcënime publike.

Tezja e Selin: Nuk kam asgjë me ju, por denigrimet dhe ofendimet që bashkëshorti juaj ka drejtuar ndaj Selin janë të turpshme. Jeni vetë femër dhe duhet të rikujtoni pak lojën e pisët.

Bashkëshortja e Rogertit: Mund ta kishte shmangur.

Tezja e Selin: ‘Është krenari, bravo’. Është shumë e turpshme.

Bashkëshortja e Rogertit: Po del nga konteksti.

Tezja e Selin: Janë fjalë që bashkëshorti juaj i ka nxjerrë nga goja. Është e turpshme. Ajo nuk ka çfarë të flasë. Të japësh akuza të tilla është shumë e ulët.

Bashkëshortja e Rogertit: Unë nuk kërkoj ndjesë për fjalët e Rogertit, sepse nuk kam thënë asgjë unë.

Advertisement