Connect with us

Pinknews

Humba finalen, por fitova dashurinë/ Brikena reagon për herë të parë: Familja ime e do shumë Mateon

Brikena ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP. E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’, ish-banorja e Big Brother VIP është shprehur se pas daljes nga shtëpia, ka pasur mundësi të komunikojë edhe me familjarët e Mateos, me të cilin nisi një raport dashurie ndërsa ishte pjesë e reality show-t.

Ajo shtoi gjithashtu se familja e saj ka qenë shumë mbështetëse për raportin e saj me Mateon.

Raporti ynë ka pasur shumë ulje-ngritje, por çdo gjë ka qenë shumë spontane. Ai ka qenë shumë rezistent ndaj këtij raporti. Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë.

Kur dola, përshëndeta familjarët e Mateos, fola edhe me motrën e tij. Janë një familje shumë e mirë dhe mezi pres t’i takoj”, u shpreh Brikena.

Advertisement