Connect with us

Politike

Meta në ‘kutinë e qelqtë, avokati Cakrani debaton me tone të larta me gjyqtaren e GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Meta u paraqitet në sallën e GJKKO brenda “kafazit” të xhamtë duke bërë shqiponjën dykrenare me 2 duar. Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar GJKKO-së që seancat gjyqësore ndaj tij, të transmetohen live për mediat. Në fillim të seancës GJKKO pritet të marrë vendim mbi kërkesën e Metës specifikisht për transmetimin live të seancës. SPAK përfaqësohet në këtë seancë nga prokurori i Posaçëm, Sotir Kllapi. Brenda sallës gjyqësore janë lejuar kamerat e mediave, derisa të legjitimohen palët. Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion. Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje. Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme. Kur çështja u kalua për gjykim më 18 mars të këtij viti, Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ekziston vepër penale, ose në alternative, rikthimin për hetime të mëtejshme.
Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Meta në ‘kafazin e qelqtë’, avokati Cakrani debaton me tone të larta me gjyqtaren e GJKKO: Të mos mbahet aty gjatë seancave
Ka nisur seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Meta”. Gjykata lejoi kamerat e mediave të transmetojnë live fazën e ligjitimimit të palëve, kohë të në cilën u shfaq edhe ish-presidenti, i cili ishte izoluar në kafazin e xhamtë të sallës gjyqësore.
Për këtë vendim të gjykatës, avokati Kujtim Cakrani debatoi me tone të larta me gjyqtaren e seancës, duke i kërkuar që Meta mos të qëndrojë në kafaz gjatë seancës gjyqësore.

Advertisement