Aktualitet
“E keni menjen veç me pagu lekt…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun
SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si “Mir Pepa”, person me precedentë penalë, i cili prej muajsh rezulton në kërkim. Pepa në publik është paraqitur si biznesmen dhe figurë e lidhur me jetën e natës, por dosja hetimore ka paraqitur një realitet tjetër.
Sipas dosjes hetimore në qendër janë përgjimet e bisedave të tij me dy motrat Berisha, të mbushura me tensione, borxhe dhe përplasje për para. Bisedat mes tyre janë të ashpra dhe zbulojnë një situatë të rënduar financiare mes palëve. Bisadat mes tyre tregojnë për akuza të ndërsjella dhe pakënaqësi të forta mbi prioritetet financiare.
Pjesë nga bisedat:
“Na duhen lekë… s’kemi ba punë”
Gjatë bisedave presioni për para del hapur në komunikimet me motrat Berisha:
“Sa lek jeni borgj… dun lek prap… na duhen lekt… ska lek se s’kena ba pun!!”
Ky fragment pasqyron një gjendje të vështirë ekonomike, ku mungesa e të ardhurave dhe borxhet dominojnë çdo diskutim. Në përgjime dalin edhe referenca për pagesa specifike, ku përmendet edhe emri i Pjerin Ndreut:
“300 euro duhen me marr punën… duhen 300e me ja dhan Pjerinit…”
Këto biseda ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e “punëve” që kërkojnë pagesa paraprake, ndërsa përmendja e këtij emri e bën çështjen edhe më sensitive. Një tjetër fragment nxjerr në pah kontrastin mes aseteve dhe mungesës së likuiditetit:
“Token e kena peng 100 hektar… nuk i ka lekt… duhen lekt tani…”
Edhe pse përmenden prona të konsiderueshme, situata reale duket e rënduar nga mungesa e parave cash. Tensionet mes Pepës dhe motrave Berisha janë të dukshme edhe në përplasjet për mënyrën e shpenzimit të parave:
“Ju keni menjen veç me pagu lekt gjysma për ato badigardat… duhet me i ba vet punët…”
“Në hall për lekë… duke kërkuar borxh”
Situata përshkruhet edhe më qartë në një tjetër fragment:
“Kan ra në hall për lek… tu shku tu marr pun në çdo ven… tu kërku lek borxh…”
Jetmir Pepa është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Pepa është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert. Ai rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.
Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, ku po festohej nata e ndërrimit të viteve dhe më pas është largua. Teksa Pepa ka qëlluar me armë, në skenë po performonte reperi Stresi. Koncerti mbahej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë dhe ishte marrë me qira nga Cinco Cavalli Group.