Politike
Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Mashtrimet e së dielës, nuk tha asnjë fjalë për IBAR-in
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit të mbajtura ditën e sotme në podcast-in ‘Flasim’.
Berisha i përgënjeshtroi të gjitha deklaratat e Ramës, duke u shpreh se po tentoi të mashtroi qytetarët.
“Sot, në monologun e tij të mashtrimeve të së dielës, Rama u ndal te 9 maji dhe tentoi të mashtronte shqiptarët, duke fshehur raportin e PE-së, në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces në të cilin linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua dhe vota u ble
Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë, ndërsa Balluku vazhdon të jetë ende zv.kryeministre në hije.
Raporti dënon rrokullisjen e Shqipërisë në korrupsion, 9 vende më poshtë se ç’ishte. Në raport ngrihet përsëri mungesa e rolit të parlamentit në procesin e integrimit.
Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve dhe fëmijëve shqiptarë, të cilët sipas raportit jetojnë në rrezik varfërie. Dënohet gjithashtu me forcë Ballkani i Hapur.
Rama fshehu një dokument themelor të BE-së për Shqipërinë. Ai nuk shqiptoi asnjë fjalë të vetme për raportin IBAR dhe Coelhon, që po e shqyrton atë raport prej shumë herësh pa rënë dakord për variantin përfundimtar të tij.
Në monologun e tij ai foli për një startup, që duket se është “Diella” e mediave. Sipas Ramës, 60% të kohës së mediave e zë opozita. Kjo do të thotë se Rama u jep mediave miliona që t’i japin opozitës përparësi”, u shpreh kreu i PD-së.