Connect with us

Kronike

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo

Eshtë siguruar foton e Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri një ditë më parë të Juxhin Hamajezit, në zonën e Kinostudios.

Efektivë të komisariatit nr.4 kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë. I dyshuari në kërkim është Klodian Kallo, ndërsa bashkëpunëtorë Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.

Sherri mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ishte i hershëm pasi Hamajezi i kishte marrë një automjet Kallos me vlerë rreth 30 mijë euro dhe paratë nuk ia kishte dhënë.

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është

Policia dyshon se Kallo kishte shkuar tek lokali i 34 vjeçarit Hamajezi për t’i kërkuar lekët ose në të kundërt do e vriste.
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34 vjeçarit, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

I plagosuri është me precedent penal, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018 i shpëtoi një atentati teksa u qëlluar me armë nga Santjago Malko.

Gjatë marjes në pyetje, pasi u plagos, 34 vjeçari Hamajezi nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor.

Advertisement