Connect with us

Politike

Zvërneci u shit? Rama shpërthen ndaj akuzave: Toka është private “den babaden”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e “Albanian Digital Solution Sh.A.”, një nismë e re e qeverisë që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal jo vetëm te projektet digjitale, por edhe te debati i ditëve të fundit që ka shpërthyer rreth zonës së Zvërnecit, ku shumë thonë se qeveria ua ka “shitur” atë të huajve.

Ai deklaroi se shteti nuk ka dhënë asnjë pasuri publike në atë zonë, duke theksuar se “ajo është një pronë private den babaden” dhe se investitorët e kanë siguruar tokën nga pronarë privatë, ndërsa shteti nuk figuron si palë në atë pjesë të territorit. Në të njëjtën linjë, Rama bëri edhe një krahasim me projektet e tjera strategjike, duke përmendur zonën e Sazani, ku sipas tij proceset janë ende në negociim dhe ku pronësia shtetërore mbetet e paprekur.

“Jo më kudo dhe kurdo të dhënies së pronës publike për hir të zhvillimit, se më vjen tani natyrshëm të them për këtë zhurmën e madhe që me demek shteti po fal Zvërnecin, shteti aty nuk ka asgjë, ajo është një pronë private den babaden, investitorët atë pronë e kanë marrë nga privatët, shteti ka pasuri në anën tjetër të projektit që është ishulli i Sazanit ku ende sot nuk kanë mbaruar negociatat sepse korporata e investive, sepse toka e ishullit do të jetë aty e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit e gjithë vëmendja është përqëndruar në një hapësirë mes lagunës së Nartës dhe zonës bregdetare të Zvërnecit, kjo pasi është vënë re një perimetër i rrethuar dhe punime që kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh sa i përket ndërhyrjes dhe lejes përkatëse të zhvillimit.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, ende jo zyrtare, për këtë zonë është miratuar një leje zhvillimi që lidhet me një projekt të madh turistik, për të cilin flitet që përfshin investitorë ndërkombëtarë si Jared Kushner, Ivanka Trump dhe dy vëllezërit nga Katari. Thuhet se ata do të investojnë në një sipërfaqe prej 300 hektarësh dhe do të ndërtojnë një kompleks turistik luksoz, i cili përfshin hotele, rezidenca dhe struktura shërbimi.

“Është pronë private denbabaden”, Rama thyen heshtjen

Zona ku dhe pritet te investohet

Megjithatë, deri tani nuk është publikuar një projekt përfundimtar, ndërsa thuhet se disa studio ndërkombëtarë po punojnë për variantet përfundimtare që pritet të shqyrtohen në vijim.

Pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale kanë treguar rrethime në disa segmente të zonës, çka ka shtuar reagimet e banorëve dhe aktivistëve mjedisorë, të cilët kërkojnë më shumë transparencë mbi ndërhyrjet në një territor të ndjeshëm ekologjikisht.

Në disa prej këtyre pamjeve është shpërndarë dhe një tabele ku thuhet se kjo zonë është marrë në adminsitrim të Izraelit, mirëpo këto pamje rezultojnë të jenë të rreme dhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

“Është pronë private denbabaden”, Rama thyen heshtjen
Advertisement