Connect with us

Aktualitet

NUK KEMI NEVOJË PËR FYTYRA, KEMI NEVOJË PËR TURMË!”/ Mesazhi i fortë nga Dritan Goxhaj

Nga Dritan Goxhaj

PROTESTA
Për ata që protestojnë, për ata që heshtin, për ata që kundërshtojnë, për ata që duan të vjedhin protestën.
Nuk kemi nevojë për fytyra.
Kemi nevojë për turmë.
Kemi 36 vjet në këtë kalvar kohor që është marrë peng nga poltika, nga sistemi.
Një sistem që ka kaluar nëpër duart e shumë emrave, Nano, Berisha, Gjinushi, Majko, Meta, Basha e së fundmi Rama, por ka mbetur thelbësisht i njëjtë.
36 Vjet premtime elektorale që digjen para se të thahet boja e fletëvotimit.
36 Vjet ndërtim i një shteti që punon vetëm për një pakicë dhe përjashton shumicën
36 Vjet grabitje e pasurisë kombëtare: toka, pyjet, bregdeti, ujërat, mineralet – të gjitha kaluan dhe po kalojnë në duart e atyre që ishin e janë pranë pushtetit.
36 Vjet emigracion: një Shqipëri që sheh fëmijët e saj të largohen, jo sepse duan, por sepse nuk mund të rrinë.
36 Vjet lidhje midis krimit dhe politikës, deri aty sa sot është e vështirë të dallosh njërin nga tjetri.
Çdo shqiptar që i ka jetuar këto 36 vjet e di pse proteston.
Nuk ka nevojë për referate të gjata.
Nuk ka nevojë për analiza televizive.
Nuk ka nevojë që dikush t’i thotë “pse është këtu”.
E di në lëkurën e tijë:
E di kur rroga nuk mjafton deri në fund të muajit.
E di kur çmimet rriten por pagat qëndrojnë në vend numëro.
E di kur fëmijët i ikin e ai mbetet vetëm.
E di kur shteti i kërkon llogari për çdo gjë, por askush nuk i jep llogari shtetit.
E di kur vendos në kutinë e votimit dhe ndjen se asgjë nuk ndryshon, pamvarësisht se çfarë votove.
Për këtë arsye, protesta nuk ka nevojë për shpjegime nëpër rrjete sociale nga individë me përkatësi politike e partiake, paralmentare e jo parlamentare.
Protesta ka nevojë për masivizim.
Një turmë prej 100 vetash mund të injorohet, mund të thuhet se janë “të paguar”, “të sjellë”, “grup interesi”.
Një turmë prej 10,000 vetësh nuk injorohet, bëhet lajm, bëhet kryefjalë, bëhet presion.
Një turmë prej 50,000 vetësh bëhet lëvizje që mediat ndërkombëtare e konsiderojnë “revoltë popullore”.
Një turmë prej 100,000 vetësh përmbys sisteme.
Nuk ka fuqi në botë që mund të qëndrojë para një turme të tillë nëse ajo qëndron e bashkuar dhe e qartë.
Prandaj unë them që kjo protestë ka nevojë për masivizim, jo për shpjegim.
Sasia bëhet cilësi, dhe kur sasia bëhet cilësi, asnjë fjalë nuk është më e nevojshme.
Por kundër kujtë protestohet?!
Nuk protestohet kundër një njeriu, as kundër një partie, por protestohet e duhet të protestohet kundër një sistemi 36 vjeçar që ka mashtruar Shqipërinë, dhe që ky sistem sot përfaqësohet nga Rama e Berisha dhe gjithë parlamentarizmi aktual shqiptar.
Ky sistem i cili në këto 36 vjet ka pasur emra të ndryshëm që thjeshtë kanë ndërruar karriget me njëri tjetrin, ka pasur ngjyra të ndryshme, por ama këta njerëz kanë mbajtur në fuqi të njëjtin mekanizëm.
Klientelizëm që shpërblen besnikët dhe dëbon të pavarurit
Korrupsion i cili i ka kthyer institucionet në zyra të shitblerjes së ndikimit.
Kapje të shtetit ku ata që duhet të kontrollojnë pushtetin janë ata që e shfrytëzojnë atë.
Lidhje të krimit më politikën deri në pikën ku kufiri midis këtyre të dyjave është fshirë.
Prandaj nëse sot protestohet e nesër vjen një emër i ri, por sistemi mbetet i njëjtë – atëherë nuk është fituar asgjë. Thjeshtë vetëm është ndërruar një maskë me një tjetër.
Prandaj kjo protestë nuk duhet të kërkojë e as kërkon të zëvendësojënjë udhëheqës me një tjetër, por duhet të kërkojë të thyej sistemin.
Dhe një sistem nuk thyhet duke i dhënë një lider të ri, por ai thyhet kur një shumicë njërëzish dalin në rrugë sa që askush nuk mund të pretendojë se flet në emër të tyre.
Një sistem thyhet kur turma bëhet më e forte se çdo indvid, thyhet kur çdo zë në turmë është po aq i rëndësishëm sa çdo tjetër.
Një sistem thyhet kur veprohet kundër kulmit të protagonizmit populist Ballkanik.
Kemi parë se çfar po ndodh në protestat e këtyre ditëve.
Shohim njerëz/individë me ambicie të qarta politike, anëtarë partie, ish-anëtarë partie, ose edhe e nga ata që ëndërrohen të bëhen të tillë.
Ata shkojnë në protestë dhe qëndrojnë para kamerave në grumbullin më të madh të protestuesve, duke postuar video me veten, me turmën në sfond, me një recitim të shkurtër që supozohet se “shpjegon” protestën.
Vetëm aq një postim të shkurtër, sepse aq vlen për të marrë protagonizmin. Mundësinë për të thënë që unë isha, unë jam, për të treguar se ekzistojnë.
Në këtë mënyrë po vidhet protesta, sepse kjo është copëtim i protestës, pasi në vend të një turme homogjene, njerëzit shohin 100 video me 100 fytyra, dhe në vend të një kërkese të vetme, dëgjohen 100 interpretime të ndryshme.
Në vend të solidaritetit anonim, shfaqet konkurrenca për vëmendje.
Dhe kur protesta copëtohet, atëherë pushteti fiton.
Prandaj kjo protestë nuk ka nevojë për protagonistë, nuk ka nevojë për individë me kamera që mbajnë referate me regji dhe veshje me ngjyra të forta që të dallohen në turmë.
Ndaj ajo që duhet bërë për të shuar dhe vrarë sistemin e protagonizmit ballaknik që ka prodhuar vetëm fytyra duhet pjesëmarrje, duhet masivizim
Ndaj DILNI
Mos pyetni “kush e organizon” protestën, mos pyetni “kush është lideri”, mos prisni udhëzime.
Nëse ndjeni se 36 vjet janë mjaft, thjeshtë dilni ose mbështeteni dhe kini parasysh:
E para: Turma është ajo që flet vetë. Prezenca është mesazhi pa pasur nevojë për fotografime e filmime në rrjetet sociale.
E dyta: nëse ndjeni nevojën të postoni, thjesht fotografoni turmën, jo fytyrat dhe mos u bëni pjesë e kultit të protagonizmit
E treta: Çdo kush përfaqëson vetveten
Sepse një lëvizje pa fytyrë nuk mund të përvetësohet nga asnjë parti.
Nuk mund të kooptohet nga asnjë individ.
Nuk mund të ndahet në “fraksione” rreth emrash.
Një lëvizje pa fytyrë thjesht rritet. Në një lëvizje pa fytrë janë të gjithë të barabartë. Dhe kur të gjithë janë pjesë e barabartë, atëherë askush nuk është më i rëndësishëm se turma.
Nëse ndieni se 36 vjet skllavërim e pushtim janë shumë, thjesht dilni.
Por kur të dilni mbani mend dicka: askush nuk është më I rëndësishëm se tjetri që keni në protestë.
Do të dëgjoni se protesta pa udhëheqës është kaos.
Në fakt është e kundërta
Protesta me udhëhqës është e kapshme.
Protesta me udhëheqës është e pëvetësueshme, ndaj mos kërkoni dikë që t’ju përfaqësojë por veproni si jë trup i vetëm.
Potesta nuk ka nevojë për fytyra.
Protesta ka nevojë për turmë, për masivizim, sepse masivizimi shkatërron çdo qëllim për keqpërdorim të protestës dhe prish planet e argatëve të sistemit 36 vjeçar.
Mbani mend:
Pushteti i trembet tumës e jo individ.
Nuk ka negociata me pushtetin
Pushteti sotëm politik = sistemi 36 vjeçar = ARMIK
ARMIKU ose largohet ose vritet, rrugë të mesme nuk ka
Advertisement