Pinknews
Dua Lipa publikon pamje të reja nga ceremonia e kurorëzimit në Londër
Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre me martesë më 31 maj në Londër, në një ceremoni private të mbajtur në Old Marylebone Town Hall.
Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instagram pamje të reja nga ceremonia intime, duke e shoqëruar postimin me datën “31.05.2026”, ditën kur çifti u bë zyrtarisht burrë e grua.
Megjithatë, kurorëzimi në Londër ishte vetëm pjesa zyrtare e martesës.
Foto: Instagram
Çifti po përgatitet tani për një festë madhështore tre-ditore në Sicili të Italisë, e cila do të zhvillohet nga 5 deri më 7 qershor në Villa Valguarnera, pranë Palermos.
Eventi pritet të jetë një festë ultra-luksoze me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur nga bota e artit dhe shoubizit.
Foto: Instagram
Madje, sipas burimeve, është diskutuar edhe mundësia që Elton John të performojë në dasmën e tyre.
Për këtë rast, organizatorët thuhet se kanë rezervuar një hotel të tërë për mysafirët, duke siguruar privatësi dhe komoditet për të gjithë të ftuarit.
Megjithëse kurorëzimi në Londër u zhvillua në një atmosferë intime, festa e madhe në Itali pritet të marrë vëmendjen e mediave dhe të shndërrohet në një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.

