Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka kaluar tashmë kufijtë e Zvërnecit dhe projektit që pritet të ndërtohet në zonë të mbrojtur.

Qytetarë shprehen se lëvizja e tyre lidhet me një kërkesë më të gjerë për ndryshim politik në vend.

“Duhet çliruar Atdheu nga Rama dhe Berisha!”, u shpreh një protestues, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si figura që, sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi politike.

Ai bëri thirrje dhe pr kujdes për mos politizimin e protestës që sipas tij është vetëm qytetare.

“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin, atë do ta marrin kur të çlirojmë Shqipërinë nga këta dy persona. “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Studentët që hodhën poshtë komunizmin ishin pa bukë në bark, ju jeni me AMG. Zgjohuni se jeni gjak shqiptari. Mos lejoni asnjë parti këtu. As aktivistët që presin thërrime. Kjo është protestë e popullit, tha ai.