Politike
Aktivistja: Protestat kanë patur pjesëmarrje të madhe, shqiptarët zgjodhën sheshin për t’u dhënë zgjidhje problemeve
Nertila Haxhia, juriste dhe aktiviste e shoqërisë civile, duke komentuar protestën që sot ishte në ditën e 51-të, u shpreh se shqiptarët kanë zgjedhur sheshin për t’u dhënë zgjidhje problemeve që nuk u japin zgjidhje institucionet.
“Si një aktiviste dhe qytetare kam protestuar prej 16 viteve rrugëve të Shqipërisë që nga armët kimike kur flija me vajzën te kuvendi. Edhe pse numrat binin, nuk binte kauza.
Ka patur grupe që kanë dominuar në media që shkaktojnë zbehje të protestës.
Protestat kanë patur një pjesëmarrje të madhe. Por sot kur kushtet janë shumë më të vështira, reduktimi i numrave, prej kushteve siç është vapa.
Ssitemi politik ka krijuar një klimë frike dhe aspekte të tjera fizike. Është për t’u vlerësuar, që të gjithë këta njerëz si ata që mund të stopohen, por jo me zemër janë aty me shpirt dhe vullnet.
Mua më vjen mirë që shqiptarët pavarësisht formave kanë zgjedhur sheshin për t’u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që nuk japin zgjidhje institucionet. Aq më tepër problemet që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut”.
