Connect with us

Politike

Socialistët festojnë 35-vjetorin e themelimit të partisë, ndalohet prania e mediave

Sot në orën 17:30, 35-vjetorin në Sheshin “Italia”, në kryeqytet do të festohet 35-vjetori i themelit të Partisë Socialiste.

Burime për A2 CNN, kanë bërë me dije se socialistët do të qëndrojnë në këmbë gjatë aktivitetit, ndërsa i vetmi që do të ,mbajë fjalim do të jetë kryeministri njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë aktivitetit di të transmetohen disa pamje filmike.

Ndërsa mësohet se mediat nuk lejohen të hyjnë brenda perimetrit të rrethuar ku zhvillohet aktiviteti.

Gjithashtu baret dhe lokalet në anën e Air Albania Stadium do të jenë të mbyllura gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Advertisement