Connect with us

Politike

Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos: Mbylle gojën o legen, të kam dëgjuar fort

Ulsi Manja ka debatuar ashpër me Ivi Kason gjatë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se burimi i acarimit të Ulsi Manjës ka ardhur sepse Ivi Kaso ka ndërhyrë tre herë dhe i ka ndërprerë fjalën teksa ai po fliste.

Manja i ka kërkuar Kasos të ‘mbyll gojën’, ndërsa i është kthyer ashpër me fjalën ‘legen’.

Pjesë nga debati: 

Manja: Shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Tani, që të kthehet në normalitet mbledhja, Prokurori  ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty u trajtuan të gjitha këto gjëra. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të vijë në datën 3 korrik të raportojë mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Këtu unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur të japin ndonjë rekomandim për punën.

“Gjithçka është në rregull”, u dëgjua të thuhej në sallë.

Manja: Prit ta mbaroj unë. Secili është i lirë këtu. A ka mundësi, procedura? A ka mundësi, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, t’u referoheni saktë rendit të ditës? Do t’ju kërkoja t’i përmbaheni rendit të ditës. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.

Gjiknuri: I kemi thirrur këtu për çështjet e krimeve zgjedhore. A doni ta kthejmë në një seancë produktive, t’i dëgjojmë

Advertisement